20:36 / 02.09.2022
Nikolla: Italia avokate e Shqipërisë në integrimin evropian
ATSH
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, priti ambasadorin e Italisë, Fabrizio Bucci.
ATSH/ Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla priti ambasadorin e Italisë, Fabrizio Bucci.
Nikolla dhe Bucci diskutuan mbi avancimin e bashkëpunimit midis të dy vendeve.
Shqipëria dhe Italia kanë një bashkëpunim e partneritet të shkëlqyer.
Nikolla shprehu mirënjohje për Italinë mike si avokate e integrimit evropian të Shqipërisë.
Shqipëria i është gjithashtu mirënjohëse Italisë, e cila është bërë shtëpia e emigrantëve shqiptarë, të cilët punojnë e kontribuojnë për zhvillimin e të dy vendeve.
Marrëdhëniet shqiptaro-italiane do të marrin një impuls të ri me vizitën e presidentit të Republikës së Italisë, Sergio Mattarella në Shqipëri.























