Covid-19, MSh: Në 24 orët e fundit 247 të infektuar, asnjë humbje jete
BKT
Shqipëri

Covid-19, MSh: Në 24 orët e fundit 247 të infektuar, asnjë humbje jete

rtsh.al

Ministria e Shëndetësisë të Republikës së Shqipërisë bëri të ditur të dhënat më të fundit, lidhur me situatën e Covid-19

Sipas M.SH., gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 247 raste të reja me COVID-19, nga 1052 testime të kryera. Për fat të mirë nuk ka pasur humbje jete, ndërsa 611 qytetarë janë shëruar. Që prej fillimit të pandemisë në vend janë identifikuar 322.421 raste shërimi nga virusi.

Aktualisht në vendin tonë janë  2.712 qytetarë aktivë me COVID-19, 15 prej të cilëve po marrin trajtim në spital. Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin kundër COVID, veçanërisht në këtë periudhë të afrimit të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit. Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin.


MË SHUME NGA Shqipëri