20:56 / 02.09.2022
Broja firmos kontratë të re me Chelsean
Uran Krasniqi/RTKLive
Armando Broja ka qëndruar si pjesë e projektit të Thomas Tuchel te Chelsea.
Ai ka nënshkruar kontratë të re me Chelsean, e cila është gjashtëvjeçare.
Shqiptari ka komentuar rreth asaj që ka ndodhur.
"Është klubi që kam ëndërruar të luaj gjatë gjithë jetës sime, klubi që unë mbështes dhe klubi që dua. Të mund të vesh fanellën blu me ekipin e parë, është një ëndërr e bërë realitet. Ky është një nga klubet më të mëdha në botë", ka thënë Broja.
Broja ka bërë tashmë tri paraqitje si zëvendësues këtë sezon për skuadrën.























