Barcelona transferon Alonson nga Chelsea
BKT
Sport

Barcelona transferon Alonson nga Chelsea

Uran Krasniqi/RTKLive

Barcelona ka transferuar mbrojtësin Marcos Alonso nga Chelsea si pjesë e marrëveshjes së këtij të fundit për Pierre-Emerick Aubameyang. 

Ai është ardhja e dytë në mbrojtjen e Barcelonës në fund të afatit kalimtar pas Hector Bellerin i cili mbërriti nga Arsenali të enjten.

Alonso-s i është dorëzuar fanela me numrin 17.

Spanjolli ka luajtur njëqind e pesëdhjetë e katër ndeshje te klubi anglez, duke realizuar njëzet e pesë gola.