Arifi fton Kurtin ta vizitojë Luginën e Preshevës
BKT
Lajme

Arifi fton Kurtin ta vizitojë Luginën e Preshevës

RTKlive

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti që ta vizitojë Luginën e Preshevës.

Reagimi i tij vjen pasi  Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës konfirmoi se i ka dhënë leje kryeministres së Serbisë, Ana Brnabiq, për të vizituar të hënën veriun e Kosovës.

“Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka konfirmuar vizitën e kryeministres së Serbisë në Kosovë. Kështu, më 5 shtator, zonja Brnabiq udhëton për të takuar komunitetin serb në veri të Kosovës. Ftoj kryeministrin e Kosovës për vizitë zyrtare dyditore te shqiptarët e Luginës së Preshevës”, ka shkruar Arifi në Twitter.

Sipas MPJD-së dhënia e lejes për vizitën e Brnabiqit bazohet në marrëveshjen lidhur me vizitat e ndërsjella të përfaqësuesve politikë mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë.


MË SHUME NGA Lajme