13:04 / 03.09.2022
Haxhiu kërkon dorëheqjen e kryeprokurorit të Prishtinës
Njomza Berisha/ RTK
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas arrestimit të gjashtë personave, të cilët dyshohet se e kanë trafikuar dhe dhunuar 11-vjeçaren në qershor të këtij viti, duke pyetur se pse nuk veproi Prokuroria e Prishtinës atëherë kur ndodhi rasti.
Në një shkrim në "Facebook", ministrja e Drejtësisë ka kërkuar dorëheqjen e Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe prokurorin e rastit. Pa pasur dorëheqje dhe shkarkime të atyre që nuk vepruan në kohë dhe sipas përgjegjësisë, fatkeqësisht mund të kemi viktima të tjera" ka shtuar Haxhiu.























