Dikur futbollist profesionist, kurse tash e 5 vite merret me bujqësi
BKT
Foto/ RTKlive
Lajme

Dikur futbollist profesionist, kurse tash e 5 vite merret me bujqësi

Vedat Vllasaliu / RTK

Dikur futbollist profesionist, kurse tash e 5 vite merret me veprimtari bujqësore. Milot Bislimi i lindur e i rritur në Prishtinë ka një vit që ka marr një parcelë me qira në fshatin Mramur. Ai në këtë parcelë ka kultivuar mjedër.

Ai qysh në vitin e parë kishte pritshmëri të mira por ishte breshëri ai që paksa ia prishi planet, raporton RTK.

Dëmi që iu kishte shkaktuar nga breshëri, Milotin e kishte shtyer që të shtojë planifikimet për vitin e ardhshëm.

Ndryshe nga Miloti breshër në të mbjellurat e tij me mjedër nuk kishte përjetuar këtë vit fermeri nga Dyzi i Podujevës Ramadan Islami. Ai ka të mbjellur 1.4 hektar me këtë kulturë dhe këtë veprimtari e kishte filluar vite më parë.

Vështirësitë më të mëdha në kultivimin e mjedrës shihen barishtat, pasi largimi i tyre duhet të bëhet në formë mekanike dhe asesi me preparate. Rol të madhë në lehtësimin e kësaj pune ka luajtur një sistem i ri i përdorimit të Agrofolisë e cila përveq që pamundëson rritjen e barishtave njëkohësisht ekuilibron edhe lagështinë te bima. Këtë material po e përdorte edhe fermeri Brahim Uka i cili kishte të mbjellur rreth 3 hektarë me këtë kulturë.

 


MË SHUME NGA Lajme