13:39 / 03.09.2022
Krasniqi kërkon nga kryeministri të ekzekutohen pagat e punonjësve
RTKlive
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti të ekzekutohen pagat e punonjësve.
Ai këtë reagim e bëri vetë pak orë pasi që Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot ka prezantuar pakon e re financiare si mbështetje për qytetarët e Kosovës, të cilët po përballen me krizën për shkak të inflacionit e që sipas të dhënave zyrare ka kaluar shifrën dy shifrore.
"Kryeministër, lej pallavrat, qiti rrogat!", ka shkruar lideri i opozitës në faqen e tij në Facebook.























