Chelsea i mbyll derën Realit dhe Cityt për James, gati super-kontrata
BKT
Sport

Chelsea i mbyll derën Realit dhe Cityt për James, gati super-kontrata

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Futbollisti Reece James dhe Chelsea raportohet se tashmë kanë arritur marrëveshje për kontratën e re.

Sipas mediave britanike, lojtari me londinezët, ka arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës së re, kontratë e cila do ta bëjë James mbrojtësin më të paguar në historinë e klubit të Chelseas.

Anësori i djathtë anglez, thuhet se ditët në vijim do të nënshkruajë një kontratë shumëvjeçare me londinezë, edhe pse ende nuk janë bërë të ditur gjitha detajet e kontratës së re, por siç thuhet kontrata e re do të jetë e majme për 22 vjeçarin.

Aktualisht James ka një nga pagat më të ulëta në ekip, por paraqitjet e tij të mira kanë ndikuar në rritje të konsiderueshme të pagës së tij në kontratën e re.

Ndryshe, dy gjigantët evropian, Real Madrid dhe Manchester United e kanë vendosur tashmë anglezin në listën e dëshirave, por pronari i Chelsea, Todd Boehly ka reaguar shpejtë duke e ‘blinduar’ mbrojtësin anglez me super-kontratën e re.