S’ka gola në kryederbin anglez
BKT
Sport

S’ka gola në kryederbin anglez

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Derbi i rivalëve të qytetit të Liverpoolit, ndërmjet Evertonit dhe Liverpoolit është mbyllur pa gola.

Everton dhe ‘The Reds’ u përballen sot, në kuadër të Premier Leagues.

Edhe kjo sfidë, pavarësisht se u mbyll me rezultatin e padëshiruar, megjithatë, ka prodhuar një ndeshje interesante.

Të dy skuadrat e kërkuan mjaft shumë golin e fitores, duke krijuar disa raste mjaft të mirë, por assesi topi nuk preku rrjetën e asnjërës portë.

Pas këtij barazimi, Liverpool renditet i pesti me nëntë pikë të tubuara, derisa Everton zë vendin e 14-të me vetëm katër pikë të tubuara.