Drita shkund Llapin, Malisheva shtang Trepçën ‘89
BKT
Sport

Drita shkund Llapin, Malisheva shtang Trepçën ‘89

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Janë mbyllur dy ndeshjet e sotme të Superligës së Kosovës në futboll.

Drita e ka deklasuar Llapin, duke e mposhtur bindshëm prej 4-0, në sfidën kryesore të ditës së sotme.

Gjilanasit dhe llapjanët u ballafaquan në kuadër të javës së pestë, sfidë kjo e dominuar plotësisht nga futbollistët e Dritës.  

Besnik Krasniqi realizoi dygolësh nga pika e bardhë, derisa nga një gol për nënkampionët e Kosovës e shënuan Almir Kryeziu dhe Marko Simonovski.

Ndërkohë, në sfidën tjetër Malisheva ka triumfuar në udhëtim tek Trepça ’89, me rezultat 2-3.