Derbi i Milanos flet kuqezi
BKT
Sport

Derbi i Milanos flet kuqezi

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Milani e ka fituar derbin kundër Interit, me rezultat 3-2, në kuadër të Serisë A.

Përballja mes dy rivalëve të përbetuar në Itali, ka prodhuar një superndeshje me aksion të mira, raste të shumta dhe pesë gola të shënuara.

Kampionët në fuqi të Italisë, bën paraqitje mjaft të mirë, duke marrë tri pikë të mëdha në garën për të mbrojtur titullin.

Leao (28’ dhe 60’), realizoi dygolësh, derisa një gol për fitoren e ‘Rossonerëve’ e shënoi Giroud (54’), kurse, për skuadrën ‘Nerazure’ shënoi Brozovic (21’) dhe Dzeko (67’).

Pas kësaj fitore, Milani ngjitet në krye të tabelës me 11 pikë të tubuara, derisa Interi renditet e pesta me dy pikë më pak.