Nis sot sesioni i tretë i Legjislaturës së dhjetë të Kuvendit
BKT
Shqipëri

Nis sot sesioni i tretë i Legjislaturës së dhjetë të Kuvendit

ATSH

Sot në ora 18:00 zhvillohet seanca e parë plenare e sesionit të tretë të Legjislaturës së dhjetë të Kuvendit të Shqipërisë.

Në rendin e ditës së seancës së sotme është miratimi i procesverbaleve të seancave plenare të datave 21.7.2022, 24.7.2022 dhe 28.7.2022.

Gjithashtu në rend të ditës është edhe shqyrtimi i  njoftimeve për çështjet e depozituara në Kuvend.

Në rendin e ditës është edhe njoftimi për programin e punës së Kuvendit për periudhën 5 shtator – 14 tetor.

Po ashtu, Kuvendi pritet të shqyrtojë edhe njoftimin për kalendarin e punimeve të Kuvendit për periudhën 5 shtator – 30 shtator.


MË SHUME NGA Shqipëri