21:05 / 05.09.2022
Olympiacos prezanton Marcelon
Uran Krasniqi/RTKLive
Marcelo tash e sa ditë kishte gati marrëveshjen me Olympiacos, por mungonte zyrtarizimi. Por sonte ka ardhur edhe ai.
Mbrojtësi brazilian do të vazhdojë karrierën e tij te skuadra greke.
Për këtë ka njoftuar faqja zyrtare e Olympiacos.
Marcelo u largua nga Real Madrid para disa muajve. 30 vjeçari ishte bashkuar me Real Madridin në vitin 2007 nga Fluminese dhe me klubin nga Madridi regjistroi 333 ndeshje, duke fituar edhe shumë kupa.























