21:14 / 05.09.2022
Artim Shaqiri shkarkohet nga posti i trajneri te Shkëndija
Uran Krasniqi/RTKLive
Artim Shaqiri nuk do të jetë më trajner i Shkëndijës së Tetovës. Klubi i njohur nga Maqedonia e Veriut ka njoftuar për ndërprerjen e bashkëpunimit.
"Klubi i Futbollit Shkëndija njofton për ndërprerjen e bashkëpunimit me shefin e stafit teknik të kuqezinjve, Artim Shaqiri. Bashkëpunimi me trajnerin Shaqiri ndërpritet me marrëveshje të dyanshme, pasi klubi dhe trajneri kanë konsideruar se ndërprerja e bashkëpunimit në këtë moment është në të mirë të të dyja palëve. Me këtë rast, KF Shkëndija falënderon Artim Shaqirin për kontributin e dhënë gjatë periudhës përderisa e drejtoi skuadrën kuqezi, dhe i dëshirojmë shëndet dhe shumë suksese në të ardhmen", ka njoftuar klubi nga Tetova.























