23:19 / 06.09.2022
City mposht bindshëm Sevillan
Uran Krasniqi/RTKLive
Sevillas nuk i ka kryer punë përparësia e terrenit vendas në përballje me Manchester Cityn të martën në hapje të edicionit të ri të Champions League. Spanjollët kanë pësuar humbje të thellë prej 4-0.
Haaland me dy gola dhe Foden e Dias me nga një i kanë dhënë fitoren ekipit të drejtuar nga Pep Guardiola.
Sevilla anise një klub autoritativ në kampionatin spanjoll e edhe në arenën evropiane nuk ia ka dalë që të realizojë asnjë gol.
Aktualisht Grupin G e drejtojnë Borussia Dortmund dhe Manchester City me nga tri pikë, derisa Sevilla dhe Copenhagen nuk kanë arritur të grumbullojnë pikë.























