Tensione Shqipëri-Iran, Rama dëbon stafin e ambasadës iraniane nga Tirana
BKT
Shqipëri

Tensione Shqipëri-Iran, Rama dëbon stafin e ambasadës iraniane nga Tirana

RTSH

Shqipëria ka ngrirë marrëdhëniet diplomatike me Iranin, të ciline  akuzon se fshihet pas sulmit kibernetike që përfshiu shërbimet publike online në vend. Shqipëria i ka dërguar notë verbale ambasadës së Iranit, ndërsa vendimi është marrën ditën e sotme në mbledhjen e qeverisë.

Për ngjarjen, kryeministri Edi Rama tha se qeveria i ka kërkuar ambasadës së Iranit largimin brenda 24 orëve nga Shqipëria.

“Nisur nga sa më lart Këshilli i Ministrave, ka vendosur me efekt te menjëhershëm ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Republikën Islamike te Iranit. Ky vendim i është bere i ditur me note zyrtare Ambasadës se Republikës Islamike te Iranit, te cilës i është kërkuar largimi brenda 24 orëve nga territori i Republikës se Shqipërisë i te gjithë personelit diplomatik dhe tekniko-administrativ, përshirë edhe personelin e sigurisë.  Kjo mase ekstreme, aspak e dëshiruar po krejtësisht e detyruar, është në proporcion te plotë me seriozitetin dhe rrezikshmërinë e sulmit kibernetik, i cili kërcënoi paralizimin e shërbimeve publike, fshirjen e sistemeve dhe grabitjen e të dhënave shtetërore, vjedhjen e komunikimeve elektronike brenda sistemit qeveritar dhe nxitjen e pasigurisë e të kaosit në vend. Dështimi i këtij sulmi masiv mbi vendin tonë, falë rezistencës së sistemeve që kemi ngritur dhe ndihmës së grupeve speciale që na u bashkuan në këtë luftë, nuk është fundi i kërcënimit kibernetik, po thjeshtë prova se tanimë edhe Shqipëria ka hyrë falë zhvillimit digjital në hartën e gjerë të luftës për sigurinë kibernetike. Por lajmi i mirë është se ne e dimë se çfarë duhet të bëjmë e si duhet ta bëjmë për të mos na prekur dot askush, ashtu siç dimë edhe se do t'i bëjmë siç duhet gjërat e duhura, sepse kemi partnerët e duhur”, tha Rama.

Rama tha se Irani kishte angazhuar 4 grupe për sulmin ndaj Shqipërisë, ndër to edhe një ndër grupet më famëkeqe të terrorizmit kibernetik ndërkombëtar.

"Hetimi i thelluar na vuri në dispozicion prova të pakundërshtueshme, se agresioni kibernetik ndaj vendit tonë është orkestruar dhe sponsorizuar nga Republika Islamike e Iranit, e cila ka angazhuar katër grupe për sulmin ndaj Shqipërisë. Ndër to edhe një ndër grupet më famëkeqe të terrorizmit kibernetik ndërkombëtar, autor apo bashkautor i sulmeve të mëparshme kibernetike mbi Izraelin, Arabinë Saudite, Jordaninë, Emiratet e Bashkuara, Kuvajtin dhe Qipron. Ne kemi informuar aleatët tanë strategjikë, vendet partnere të NATO-s dhe disa vende të tjera mike, me të cilat kemi ndarë edhe rezultatet e pakundërshtueshme të hetimit që provon burimin e agresionit ndaj vendit tonë", tha Rama.

 

Sulmi kibernetik ndaj shërbimeve publike, Shqipëria notë verbale Iranit

Shqipëria ka ngrirë marrëdhëniet diplomatike me Iranin, të ciline  akuzon se fshihet pas sulmit kibernetike që përfshiu shërbimet publike online në vend. Shqipëria i ka dërguar notë verbale ambasadës së Iranit, ndërsa vendimi është marrën ditën e sotme në mbledhjen e qeverisë.

Gjatë muajit korrik shërbimet publike online të AKSHI-t u ndërprenë pas një sulmi kibernetike, më i madhi që Shqipëria kishte përjetuar ndonjëherë. U deshën disa javë për rikthimin e shërbimeve në punë, ndërsa qeveria garantoi se të gjitha të dhënat e qytetarëve ishin ruajtur dhe nuk ishin cenuar.

Shërbimet publike online në vend ranë pre e një sulmi kibernetik më 17 korrik, ku përgjegjësinë për këtë e mori grupi “Homeland Justice” pro-iranianë. Hackerat kishin si qëllim të prishnin konferencën e një grupi opozitar iranian të muxhahedinëve në Shqipëri, të cilët do të zhvillonin një konferencë më 23 dhe 24 korrik, por që u anulua për shkak të kërcënimeve për sulme terroriste. Takimi botëror i Iranit të Lirë do të mbahej në kamp dhe mes të ftuarve kishte edhe ligjvënës amerikanë.


MË SHUME NGA Shqipëri