Xhaçka: Sulmi kibernetik nga Irani, krejtësisht i paprovokuar
BKT
Shqipëri

Xhaçka: Sulmi kibernetik nga Irani, krejtësisht i paprovokuar

ATSH

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, në konferencën për shtyp në MEPJ me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Holandës, Wopke Hoekstra, Xhaçka u ndal edhe në vendimin e qeverisë për ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Republikën Islamike të Iranit si një kundërpërgjigje ndaj sulmit kibernetik të ndodhur në korrik.

Xhaçka u shpreh se, “hetimet e agjencive të specializuara kanë provuar pa asnjë hije dyshimi që ky sulm ishte i organizuar dhe sponsorizuar nga institucione shtetërore iraniane. Ishte një sulm i paprovokuar, pa asnjë shkak, kundër një vendi anëtar të NATO dhe kandidat për në BE”.

Sigurisht, theksoi Xhaçka, “që ndërprerja e marrëdhënieve diplomatike me cilindo vend, edhe me ato vende me të cilat ndan një vizion diametralisht të kundërt për botën, me të cilat ndan vlera e parime krejt të kundërta, sidomos për çështje që janë qendrore në politikën tonë të jashtme si të drejtat e njeriut, përbën një hap mjaft drastik sidomos, kur beson tek dialogu e bashkëpunimi si mënyra më e mirë për të ecur përpara”.

Por, shtoi Xhaçka “në këtë rast, agresiviteti i sulmit, shkalla e sulmit dhe mbi të gjitha fakti që ky ishte një sulm krejtësisht i paprovokuar, nuk linte hapësirë për asnjë vendim tjetër”.

“Ne jemi në komunikim të ngushtë me aleatët e partnerët, në NATO e BE, por edhe në nivel bilateral, u kemi kërkuar atyre mbështetje për vendimmarrjen e Shqipërisë e padyshim edhe mbështetje në të ardhmen për të adresuar këto lloj kërcënimesh sa më mirë”, tha Xhaçka.


MË SHUME NGA Shqipëri