Ndërtimet pa leje, Rama: Pallatet pa leje, do ua konfiskojmë
RTSH
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një ultimatum për të gjithë ata ndërtues që kanë ndërtuar pallate pa leje, duke i kërkuar t’i para-blejnë ato, ose do t’i dhurojnë.
Kreu i qeverisë kërkoi adresimin e menjëhershëm të këtij problemi, duke shtuarës të gjitha katet pa leje që do të konfiskohen, do të shërbejnë për strehim social
Rama u tregua i prerë me ndërtuesit, teksa theksoi se nëse ata do të tentojnë të korruptojnë gjyqtarët në mënyrë që të bllokojnë pronën, do të shuhen si aktorë ekonomikë.
“Është e papranueshme që të lulëzojnë ndërtesat pa leje. Në sheshin Skënderbej vetëm nuk bërtet pallatit, shihni sa u zgjata o njerëz të shkurtër. Kërkohet adresim i mëhershëm qoftë ndaj këtyre pasunarëve që kanë miliona për kate e për llaç e për tulla, sepse e kanë bërë vijën e ligjit si një litar që kërcejnë me lloj-lloj marifetesh, që u puthin këmbët pasanikëve për disa lekë të qelbura. Të gjitha katet që do të konfiskohet do të shkojnë për strehim social. Do ti marrim ose do të na I japin. I bëj thirrje ndërtuesve të përfshirë në këtë çorb që mos tentojnë fare të përdorin blerësit apo klientët, as mos mendojnë t’i shpëtojnë ligjit për ndërtimet pa leje. Milionerë që ndërtojnë pa leje. Shemben ose konfiksohet për interes publik”, u shpreh Rama.























