Deputeti i ‘GUXO’-s, Meta: Dy bashkëkryetarë, risi për Kosovën|Video
Shqipe Gashi/RTKlive
Subjekti i ri politik “Guxo” sot ka mbajtur Kuvendin e Parë zgjedhor dhe konstituiv në Prishtinë.
Donika Gërvalla dhe Faton Peci janë zgjedhur bashkëkryetarë të Partisë Guxo. Në këtë kuvend 373 delegatë kanë votuar për këtë vendim, kurse 23 kundër dhe 3 kanë abstenuar.
Burim Meta, njëri ndër anëtarët e kësaj partie, përndryshe edhe deputet i GUXO-s në Kuvendin e Kosovës, tha sonte në emisionin “Lajmet e fundit”, në RTK, se kjo parti do të funksionojë mirë edhe pse do të ketë dy bashkëkryetarë.
“Është risi tek ne në Kosovë, ka mjaft parti politike si në Gjermani dhe në Skandinavi, me dy bashkëkryetarë. Nuk mendoj se është diçka jo e mirë, por besoj se edhe partitë tjera do të shohin këtë suksese dhe këtë formë të bashkëqeverisje”, theksoi ai.
Meta vlerësoi se nuk ka pasur asnjë marrëveshje apo konkurrencë, kur kanë vendosur për të pasur dy bashkëkryetarë.
Për mundësinë që Ligji nuk lejon që partia, të ketë dy bashkëkryetar, Meta tha se kanë konsultuar.
Ai bëri me dije se sot është zgjedhur edhe kryesia dhe Këshilli i përgjithshëm i cili përbëhet nga 75 delegatë.























