23:15 / 07.09.2022
Club Brugge fiton minimalisht nga Leverkusen
Uran Krasniqi/RTKLive
Club Brugge ka arkëtuar tri pikë qysh në fillim të garës në Champions League. Belgët kanë mposhtur Bayer Leverkusenin në ndeshjen e zhvilluar të mërkurën.
Një gol i Sylla në pjesëlojën e parë ka mjaftuar për fitoren e klubit të njohur nga Belgjika.
Gjermanët ia kanë dalë që ta barazojnë rezultatin me një gol të Schick, por ka qenë VAR që e ka anuluar golin dhe e ka lënë rezultatin 1-0.
Javën e ardhshme Club Brugge luan ndaj Portos.























