Mattarella vizitë 2-ditore në Tiranë, pritet me ceremoni shtetërore
RTSH
Presidenti Bajram Begaj do të mirëpresë sot (8 shtator) në një vizitë shtetërore homologun italian Sergio Mattarella. Presidenti i Italisë, Mattarella, do të pritet me ceremoni shtetërore në Pallatin e Brigadave në orën 10:00.
Më pas në orën 11:10 të dy Presidentët do të japin një deklaratë për mediat nga "Pallati i Brigadave", e cila do transmetohet Live me regji qendrore nga TVSH, e cili do të prodhojë edhe sinjalin për televizionet e tjera të interesuara. Ceremonia e pritjes së Mattarellas nga presidenti Begaj dhe më pas konferenca e përbashkët për media e tyre do të transmetohet live nga TVSH.
Presidenti Matarrella mbërriti më 7 shtator në Shqipëri dhe u prit në aeroportin “Nënë Tereza” nga ministrja e Arsimit Evis Kushi dhe ambasadori italian në vendin tonë Fabrizio Bucci. Gjatë vizitës 2-ditore në Shqipëri, Matarrella do të takohet dhe me zyrtarë të tjerë të lartë të vendit.























