Kuvendi në seancë plenare,shqyrton Aktin Normativ të rishikimit të buxhetit
BKT
Shqipëri

Kuvendi në seancë plenare,shqyrton Aktin Normativ të rishikimit të buxhetit

ATSH

Kuvendi nis sot seancën plenare me shqyrtimin e Aktit Normativ për buxhetin e vitit 2022, si dhe shqyrtimin e projektligjit për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për realizimin e Reformës Zgjedhore.

Në seancën e sotme plenare, Kuvendi shqyrton po ashtu, Aktin Normativ nr.11, datë 29.7.2022, për disa shtesa në ligjin nr.8926, datë 22.7.2022, për formën dhe përmasat e flamurit kombëtar, përmbajtjen e himnit kombëtar, formën dhe përmasat e stemës së Republikës së Shqipërisë dhe mënyrën e përdorimit të tyre, si dhe Aktin Normativ nr.12, datë 29.7.2022, për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.115/2021, “Për buxhetin e vitit 2022”, të ndryshuar.

Po ashtu, Kuvendi shqyrton projektvendim për një ndryshim në vendimin e Kuvendit nr. 12/2022 për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për realizimin e Reformës Zgjedhore” dhe miratimin e përbërjes të tij, ndryshuar me vendimin nr. 48/2022”, si dhe projektvendimin për ngritjen e Komisionit të Posaçëm të Kuvendit të Shqipërisë për hartimin e ndryshimeve ligjore në ligjin nr 15, datë 5.03.2015 “Për rolin e Kuvendit në procesin e Integrimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Europian”.


MË SHUME NGA Shqipëri