Arifi: Reciprociteti në zbatim, por të drejtat e shqiptarëve po shkelen
RTKlive
Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi edhe sot ka vënë në spikamë shkeljen e të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
Ai në një postim në Facebook, ka rikujtuar faktin se nxënësit shqiptar në Luginë në ditën e parë të shkollës kanë qenë të obliguar ta intojnë himbin kombëtar të Serbisë.
“Reciprociteti me targat në zbatim, ndërkohë nxënësit shqiptarë në Luginë të Preshevës, në ditën e parë të shkollës, obligohen të intonojnë himnin kombëtar të Serbisë "Bože Pravde"!”, ka shkruar Arifi.
Ai edhe gjatë ditës së djeshme e ka paraqitur këtë problem, teksa ka shtruar pyetjen se si qëndron e tëra kjo me të drejtat elementare të shqiptarëve në Luginë, kur dihet se simbolet kombëtare shqiptare janë të ndaluara. Ai po ashtu ka ftuar kryeministrin Kurti për vizitë në shkollat e Luginës së Preshevës për t’u njoftuar për së afërmi me padrejtësitë ndaj shqiptarëve të kësaj treve.























