Kloppi nuk i frikësohet shkarkimit, ja çfarë thotë
BKT
Sport

Kloppi nuk i frikësohet shkarkimit, ja çfarë thotë

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Pavarësisht disfatës së thellë nga Napoli, megjithatë, trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp nuk ka frikë nga shkarkimi.

Dje Thomas Tuchel u shkarkua nga posti i trajnerit të Chelseas pas humbjes turpëruese nga Dinamo Zagreb.

Klopp ka thënë se nuk ka frikë të shkarkohet si bashkëkombasi i tij, Tuchel.

“Nuk kam shumë frikë, nuk është kështu. Pronarët tanë janë shumë të qetë dhe presin që unë ta zgjidh situatën, jo dikush tjetër. Duhet të gjejmë një lloj të ri futbolli, megjithëse të gjithë do të ishin të lumtur nëse do të luanim si më parë. Nuk na kam parë më pak kompakt për një kohë të gjatë”, tha Klopp.

“Napoli ishte shumë i mirë, por ne e bëmë të lehtë për ta. Na mungojnë shumë. Ne luajmë kundër Wolverhamptonit për tre ditë. Nëse e kanë parë ndeshjen, ndoshta nuk mund të ndalojnë së qeshuri tani. Ata do ta shohin këtë si momentin perfekt për të luajtur kundër Liverpoolit dhe unë do të pajtohesha me këtë”, ka theksuar Klopp.