13:51 / 08.09.2022
Pas Begaj, presidenti i Italisë Sergio Mattarella zhvillon takim me Ramën
/rtsh.al/
Në vizitën e tij zyrtare në Tiranë, presidenti i Italisë Sergio Mattarella ka takuar kryeministrit e vendit Edi Ramën. Pas fjalës së tij në Kuvend, kryeministri Rama vajti në Kryeministri për të pritur në takim Mattarellën ku dhe patën një diskutim kokë më kokë me ekipet e punës.
Mattarella po zhvillon një vizitë 2-ditore zyrtare në Tiranë, ku ditën e sotme u prit me ceremoni shtetërore nga presidenti i vendit Bajram Begaj.























