NATO solidarizohet me Shqipërinë pas sulmit kibernetik nga Irani
BKT
Shqipëri

NATO solidarizohet me Shqipërinë pas sulmit kibernetik nga Irani

Gjeraqina Tuhina/ RTK/ Bruksel

NATO pranon deklaratat e Shqipërisë dhe aleatëve tjerë të cilët përgjegjësinë për sulmin kibernetik ia atribuojnë Qeverisë së Iranit. Në deklaratën e lëshuar nga Këshilli veriatlantik, dënohen fuqishëm, siҫ thuhet  “aktivitetet e tilla keqdashëse kibernetike të krijuara për të destabilizuar dhe dëmtuar sigurinë e një aleati dhe për të prishur jetën e përditshme të qytetarëve”.

Kjo deklaratë e organit më të lartë të Aleancës veriatlantike vie një ditë pasi që Qeveria e shqiptare ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Iranin, meqë konsideron se qëndron pas sulmit kibernetik që ka ndodhur në muajin korrik ne Shqipëri.

“Aktorët keqdashës kërkojnë të degradojnë infrastrukturën tonë kritike, të ndërhyjnë në shërbimet tona qeveritare, të nxjerrin inteligjencë, të vjedhin pronën intelektuale dhe të pengojnë aktivitetet tona ushtarake”, thuhet në deklaratën e lëshuar, duke konfirmuar se aleatët e NATO-s janë të përkushtuar të mbrojnë infrastrukturën e tyre kritike, të krijojnë elasticitet dhe të forcojnë mbrojtjen e tyre kibernetike.

Porositet gjithashtu se shtete anëtare të NATO-s, do të vzhdojnë të shtojnë mbrojtjen kundër aktiviteteve të tilla keqdashëse kibernetike në të ardhmen dhe të mbështesin njëra-tjetrën për të penguar, mbrojtur dhe kundërshtuar spektrin e plotë të kërcënimeve kibernetike, duke përfshirë marrjen në konsideratë edhe përgjigjet e mundshme kolektive.


MË SHUME NGA Shqipëri