Këshilltari i Bidenit i thotë Ramës: E mbështesim Shqipërinë
BKT
Shqipëri

Këshilltari i Bidenit i thotë Ramës: E mbështesim Shqipërinë

rtsh.al

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, Jake Sullivan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin Edi Rama këtë të enjte, duke shprehur mbështetjen e SHBA për Shqipërinë pas sulmit kibernetik të Iranit më 15 korrik.

Në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë mbi telefonatën e zhvilluar mes Ramës dhe Sullivan thuhet po ashtu se SHBA do të punojë me Shqipërinë për masat e sigurisë kibernetike.

“Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Jake Sullivan foli sot me kryeministrin Edi Rama të Shqipërisë për të shprehur mbështetjen e fortë të Shteteve të Bashkuara për aleatin tonë në NATO pas sulmit kibernetik të Iranit më 15 korrik. Ata u zotuan të vazhdojnë të punojnë së bashku në përpjekjet e Shqipërisë për korrigjimin dhe masat e sigurisë kibernetike. Gjithashtu, z.  Sullivan shprehu vlerësimin për pritjen bujare të Shqipërisë për shtetasit afganë që janë larguar nga Afganistani, shumë prej të cilëve ndihmuan SHBA-në. Ata diskutuan gjithashtu partneritetin tonë të vazhdueshëm për çështjet rajonale dhe globale, duke përfshirë NATO-n”, thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë.

Shqipëria ngriu të mërkurën marrëdhëniet diplomatike me Iranin, të cilin e akuzon se fshihet pas sulmit kibernetike që përfshiu shërbimet publike online në vend. Kryeministri Edi Rama i dha ultimatum ambasadës së Iranit të largohshin brenda 24 orëve nga Shqipëria. Stafi u largua nga Shqipëria.


MË SHUME NGA Shqipëri