LIVE|Ballkanit i rrëshqet fitorja nga Cluj në kohën shtesë
Uran Krasniqi/RTKLive
Ballkani e ka nisur me barazim pjesëmarrjen në edicionin e ri të Conference League. Kampioni kosovar ka luajtur baraz 1-1 me klubin rumun, Cluj.
Ka qenë minuta e gjashtëdhjetë e katër kur Armend Thaçi ka shënuar golin e epërsisë.
Ndërkohë kur të gjithë po përgatiteshin për kremten e fitores së klubit kosovar ka ardhur goli i mysafirëve. Ka qenë Yuri ai që ka realizuar për rumunët.
Pjesa e parë ka përfunduar pa gola.
Për dallim nga pjesa e parë, pjesa e dytë ka folur në favor të suhareksave, në kuptim të krijimit të rasteve dhe në kuptim të posedimit të topit.
Sonte gjithashtu zhvillohet edhe ndeshja tjetër e grupit mes Slavia Pragë - Sivasspor.
Ballkani shënon ndaj Cluj dhe po shkon drejt fitores
Ballkani ka gjetur golin e epërsisë ndaj Clujit në ndeshjen e vlefshme për Conference League. Ka qenë minuta e gjashtëdhjetë e katër kur Armend Thaçi ka shënuar golin e epërsisë.
Kësisoji klubi kampion i Kosovës po shkon drejt fitores së parë në nivelet e larta të garave evropiane të futbollit, siç është Conference League.
Pjesa e parë e ndeshjes Ballkani - Cluj pa gola
Pjesa e parë ka përfunduar dhe nuk ka gola në ndeshjen Ballkani-Cluj, e cila po zhvillohet në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë dhe e cila përket te finalet e Conference League.
Suharekasit kanë dominuar pjesën e parë sa i takon posedimit të topit, porse rumunët kanë pasur më shumë gjuajtje drejt portës.
Lumbardh Dellova është ndëshkuar me karton të verdhë pas një ndërhyrje ndaj futbollistit mysafir.
Nis ndeshja Ballkani - Cluj
Ka nisur ndeshja mes Ballkanit dhe Clujit, e vlefshme për Conference League. Ndeshja po zhvillohet në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë. Sonte gjithashtu zhvillohet edhe ndeshja tjetër e grupit mes Slavia Pragë - Sivasspor.
Sonte ndeshja Ballkani - Cluj, formacionet
Ballkani fillon aventurën evropiane sonte, ku në ndeshjen e parë të vlefshme për Conference League, do të ndeshjet me klubin rumun, Cluj. Tashmë janë publikuar edhe formacionet zyrtare.























