Shqipëri, parashikimi i motit për sot
BKT
Shqipëri

Shqipëri, parashikimi i motit për sot

ATSH

Shërbimi Meteorologjik Shqiptar bëri të ditur se pas disa ditësh me mot të kthjellët dhe temperatura relativisht të larta për ditën e premte parashikohet përkeqësimi i kushteve atmosferike për vendin tonë.

Në këtë mënyrë moti në zonën e qendrës dhe atë të jugut parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash kalimtare mesatare dhe hera-herës deri të dendura. Në zonën e qendrës këto vranësira prej orëve të mesditës do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri dhe mesatar në formën e shtrëngatave.

Zona e veriperëndimit parashikohet me mot kryesisht të vranët dhe reshje shiu me intensitet mesatar deri dhe të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me breshër dhe shkarkesa elektrike. Në zonën e verilindjes reshjet e shiut të herëpashershme me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare 1-8 m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore fiton shpejtësi deri në 12-15m/sek. Valëzimi në dete i forcës 2-4 ballë.


MË SHUME NGA Shqipëri