Superliga kthehet në fundjave, spikat derbi Ballkani-Drita
BKT
Sport

Superliga kthehet në fundjave, spikat derbi Ballkani-Drita

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Superliga e Kosovës në futboll, rikthehet këtë vikend më ndeshjet e javës së gjashtë.

Kjo xhiro vjen me disa sfida tejet interesante dhe të rëndësishme. Kryendeshja luhet të dielën pasdite, ku përballen Ballkani-Drita, sfidë kjo që parashikohet të sjell një ndeshje të madh për shkak të rivalitetit dhe kualitetit që posedojnë të dy skuadrat. Drejtësinë në këtë ndeshje do ta ndajë arbitri Mentor Ajeti.

Të njëjtën ditë vjen edhe derbi mes Gjilanit dhe Prishtinës, duel të cilin do ta gjykojë Visar Kastrati. Krahas këtyre dy sfidave, do të luhet edhe ballafaqimi mes Ferizajt dhe Llapit.

Kjo xhiro do të nis nesër pasdite me duelet Malisheva-Dukagjini dhe Drenica-Trepça ’89.

Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 15:00.