Presidenti i UEFA-s: Jemi të pikëlluar për humbjen e Elizabeth II
BKT
Sport

Presidenti i UEFA-s: Jemi të pikëlluar për humbjen e Elizabeth II

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Çeferin ka shprehur ngushëllimet familjes, në një postim që ka bërë në faqen zyrtare të UEFA-s.

Mbretëresha Elizabeth II u nda nga jeta ditën e djeshme në moshën 96-vjeçare.

Shumë figura të njohura botërore kanë shprehur keqardhjen e tyre për këtë humbje të madhe.

“UEFA dhe futbolli evropian janë vërtet të pikëlluar për vdekjen e Madhërisë së saj Mbretëreshës Elizabeth II, një prej figurave më të respektuara në botë. Mendimet tona janë me familjen e saj dhe Presidentin e Shoqatës Angleze të Futbollit, Princin William, si dhe me qytetarët e mbretërisë së Bashkuar dhe mbretërive të Komonuelthit”, u shpreh Çeferin.