Milani dhe Tonali afër marrëveshjes së re
BKT
Sport

Milani dhe Tonali afër marrëveshjes së re

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Sandro Tonalin duket se do të vesh fanellën e Milanit edhe për disa sezona.

Milan dhe Tonali siç raporton gazetari Gianluca DiMarzio janë afër marrëveshjes për kontratën e re.

Tonali është pjesë e rëndësishme e skuadrës së Stefano Piolit. 22 vjeçari deri tash ka bërë 87 paraqitje me kampionët në fuqi të Italisë.

Tonali thuhet se do të firmos kontratën e re të vlefshme deri në vitin 2027.