KQZ-ja shkatërron materialin e zgjedhjeve lokale
BKT
Lajme

KQZ-ja shkatërron materialin e zgjedhjeve lokale

Fadil Sertolli / RTKlive.com

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka filluar me shkatërrimin e materialit zgjedhor të Zgjedhjeve Lokale që u mbajtën në tetor dhe nëntor të vitit 2021.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi tha për RTKlive se, sipas vendimit të KQZ-së, pjesë të materialit që do të shkatërrohen janë fletëvotimet, formularët e rezultateve; listat e votuesve dhe të tjera.

“Marrë në përgjithësi, është planifikuar të shkatërrohet materiali zgjedhor i më shumë se 2,200 vendvotimeve”, tha Elezi.

Sipas tij, nga ky proces do të përjashtohet materiali zgjedhor i rreth 280 vendvotimeve dhe këtu përfshihen edhe materialet që i takojnë procesit të votimit me kusht dhe atij me postë.

“Këto materiale zgjedhore u takojnë komunave të ndryshme dhe do të ruhen si prova për qëllime të hetimit nga institucionet përkatëse shtetërore deri në përfundimin e të gjitha çështjeve”, tha zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.


MË SHUME NGA Lajme