15:56 / 09.09.2022
Abbott falënderon liderët e Kosovës për mesazhet ngushëlluese
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, është shprehur mirënjohës pas mesazheve ngushëlluese që presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti dhanë për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth.
Ai tha se kjo është dëshmi e respektit të thellë nga shumë njerëz këtu në Kosovë për përkushtimin e saj ndaj shërbimit publik dhe ndaj Mbretërisë së Bashkuar.























