Marin Meksi pritet dhe nderohet nga presidentja Osmani
Uran Krasniqi/RTKLive
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në një takim dhe ka nderuar Kampionin e Bodybuilding dhe Fitness, Marin Meksi, për rezultate të larta në arenën Kombëtare dhe Ndërkombëtare si dhe Federatën Shqiptare dhe atë të Kosovës të Sportit të Bodybuilding dhe Fitness.
Në këtë takim presidentja Osmani përgëzoi Meksin për rezultatet e tij të larta sportive si dhe për promovimin që po realizon ai për këtë sport.
Delegacioni i përberë nga Rando Kukeli President i Federatës Shqiptare, Esat Lata, President i Federatës së Kosovës dhe Sabri Dragusha, Sekretar i Përgjithshëm i po kësaj Federate, falënderuan Presidenten Osmani për gjithë mbështetjen e saj institucionale dhe pasi informuan për rezultatet e larta të arritura si nga sportistët e Kosovës, por dhe ata të Shqipërisë, premtuan më shumë kupa dhe medalje ndërkombëtare.
Gjatë kësaj vizite, Meksi dhe zyrtaret e dy federatave tona u priten dhe nga kryetari i AAK Ramush Haradinaj i cili njihet për pasionin e tij ndaj sporteve të forcës. Haradinaj, pasi përgëzoi sportistin dhe federatat për punën e bërë, akordoi dhe medalje nderi.























