Mehaj: Mbështetja financiare e SHBA-së, motivim i jashtëzakonshëm për ne
BKT
Foto nga Facebook
Lajme

Mehaj: Mbështetja financiare e SHBA-së, motivim i jashtëzakonshëm për ne

N. Mekolli /RTKlive.com

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, ka thënë se mbështetja e paralajmëruar financiare e SHBA-së është motivim i jashtëzakonshëm për ne dhe aleatët për të punuar maksimalisht në mbrojtjen e vlerave të patjetërsueshme euroatlantike.

Mehaj, në një postim në Facebook, shkruan se bashkë me kursantët e Gardës Kombëtare të Iowa-s, dy ushtarakët tanë përfunduan me sukses kursin e sulmimit ajror dhe rrugëzbulimit.

Mbështetja e paralajmëruar financiare e SHBA-së –motivim i jashtëzakonshëm për ne dhe aleatët për të punuar maksimalisht në mbrojtjen e vlerave të patjetërsueshme euroatlantike.

“Mirënjohje e përjetshme për SHBA-në dhe Sekretarin Blinken për besimin e plotë në vendosmërinë tonë të hekurt në frontin e vendeve demokratike me orientim të qartë perëndimor në mbrojtje të vlerave të lirisë, paqes dhe demokracisë.

Në kontekstin gjeopolitik dhe sfidave të mjedisit të sigurisë që sfidojnë rajonin tonë, ritheksoj nevojën për vendosjes e Bazës së përhershme të Forcave amerikane në vendin tonë, si garancë e përhershme e paqes, sigurisë, stabilitetit dhe perspektivës së qëndrueshme të vendeve dhe popujve të rajonit dhe më gjerë”, shkruan Mehaj, në Facebook.

Ministria e Mbrojtjes dhe Ushtria e Kosovës, shton tutje ministri, janë të mishëruara dhe frymojnë e veprojnë në sinkron me konceptin strategjik të mbrojtjes e doktrinën ushtarake amerikane dhe aleatëve të saj.

Mund të jetë një imazh i 5 persona, njerëz në këmbë, uniformë ushtarake dhe ambiente të jashtme

Mund të jetë një imazh i 5 persona, njerëz në këmbë, zyrë dhe ambiente të brendshme

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe njerëz në këmbë

Mund të jetë një imazh i 3 persona, njerëz në këmbë dhe kostum


MË SHUME NGA Lajme