18:43 / 11.09.2022
Ndeshja Rangers - Napoli shtyhet pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II
Uran Krasniqi/RTKLive
Ndeshja e Champions League midis Rangers FC dhe SSC Napoli nuk do të zhvillohet në terminin e paraparë. Kjo për shkak se UEFA ka njoftuar shtyerjen për një ditë pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II.
“Ndeshja e UEFA Champions League midis Rangers FC dhe SSC Napoli, e planifikuar fillimisht për të martën më 13 shtator, është riplanifikuar për të mërkurën më 14 shtator në orën 21:00. Kjo është për shkak të kufizimeve në burimet e policisë dhe çështjet organizative në lidhje me ngjarjet e vazhdueshme rreth zisë kombëtare për Madhërinë e Saj Mbretëresha Elizabeth II”, ka theksuar UEFA.
Pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II ndeshjet janë shtyrë edhe në Premier League.























