Osmani në Slloveni pret të diskutohen masat për tejkalim të sfidave aktuale
BKT
Lajme

Osmani në Slloveni pret të diskutohen masat për tejkalim të sfidave aktuale

Fadil Sertolli/ RTKlive

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka arritur në Slloveni, ku është pritur nga homologu i saj slloven Borut Pahor.

“E kënaqur që jam kthyer në Slloveni për takimin e udhëheqësve të Procesit Brdo-Brione. Pres me padurim të diskutojmë masat konkrete në tejkalimin e sfidave aktuale dhe ri-afirmimin e përkushtimit të vendosur të Kosovës për integrimin euroatlantik dhe paqen e qëndrueshme në rajon”, ka shkruar Osmani në Twitter.

Ndryshe, temat të cilat do të diskutohen në Procesin Brdo Brione përfshijnë perspektivën e integrimit evropian për vendet aspiruese të Ballkanin Perëndimor, tejkalimi i sfidave të përbashkëta si pasojë e agresionit rus në Ukrainë, kriza energjetike, siguria ushqimore dhe përkushtimi për demokraci, paqe dhe dialog.

Takimi i Procesit Brdo-Brione mbahet në Brdo afër Kranjit nën udhëheqjen e presidentëve slloven dhe kroat, Borut Pahor dhe Zoran Milanoviq.


MË SHUME NGA Lajme