23:31 / 11.09.2022
Rashica i lumtur që debutoi në fitoren ndaj Celinës e Hadërgjonajt
Uran Krasniqi/RTKLive
Milot Rashica është shprehur i lumtur për debutimin në futbollin turk.
Galatasaray ka fituar me rezultat 2-3 si mysafir i Kasimpasa në ndeshjen e javës së gjashtë të Superligës turke.
"Shumë i lumtur për debutimin tim dhe tri pikët. Vazhdojmë",a komentuar Rashica pas ndeshjes.
Sulmuesi nga Vushtrria luajti nga minuta e 83-të e ndeshjes kundër skuadrës ku aktivizohen Florent Hadërgjonaj dhe Bersant Celina, gjithashtu futbollistë kosovarë.
Gomis me një gol dhe Akturkoglu me dy gola i kanë dhënë fitoren Galatasarayt, derisa Bahoken dhe Ciftpinar kanë realizuar për Kasimpasa.























