07:55 / 12.09.2022
Në Shqipëri, sot nis viti i ri shkollor, Begaj mesazh nxënësve dhe mësuesve
RTSH
Nis sot (12 shtator) viti i ri shkollor për arsimin parauniversitar që do të ulë për herë të parë në banka rreth 29 mijë nxënës. Presidenti Bajram Begaj u ka uruar një vit të mbarë shkollor të gjithë nxënësve dhe arsimtarëve.
Për herë të parë, nxënësit e klasave të para në Shqipëri dhe Kosovë, do të kenë mundësinë që të mësojnë me një Abetare të përbashkët. Ministrja e Arsimit Evis Kushi e konsideron Abetaren e Përbashkët, një tekst të shumëpritur për nxënësit shqiptarë të Shqipërisë, Kosovës.























