Sulmi kibernetik i Iranit, DASH: Dënojmë sulmin kundër aleatit tonë
RTSH
Departamenti Amerikan i Shtetit ka dënuare sulmin kibernetik të Iranit ndaj sistemit TIMS në vendin tonë. Në një postim në Twitter, Ned Price, zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, shkruan se Irani sulmoi një aleat të SHBA, teka thekson se administrata amerikane do të bashkëpunojnë me Shqipërinë për të forcuar mbrojtjen kibernetike të vendit tim.
“Ne dënojmë me forcë sulmin kibernetik të 9 shtatorit kundër tonë aleatit tonë në NATO, Shqipërisë, e cila pason sulmin kibernetik të Iranit më 15 korrik. Ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku me Shqipërinë dhe me aleatët dhe partnerët e tjerë për të forcuar mbrojtjen kibernetike dhe për të mbajtur përgjegjës aktorët keqdashës”, shkruan në Twitter Price.
Po ashtu edhe Këshilli i Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë garantoi mbështetjen për vendin tonë dhe tha se punuan sëbashku për të rikthyer në normalitet sistemin.
Sistemi TIMS u sulmua mbrëmjen e 9 shtatorit, ndërsa kryeministri Edi Rama bëri përgjegjës Iranin për sulmin, ku tha se është e njëjta dorë që sulmoi shërbimet publike online në muajin korrik. Si pasojë e këtij sulmi, për pak kohë u paralizua punë në aeroportin e Rinasit, por pas ndërhyrjeve, u arrit që të viheshin në punë dy sportele, ku u punua me regjistra në mënyrë manuale për të regjistruar hyrjet dhe daljet. Ndërsa tashmë sistemi TIMS është riktyhyer në të gjitha pikat kufitare.
Pikërisht për shkak të kërcënimit të sigurisë së vendit nga sulmi kibernetik, Shqipëria ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Iranin.























