Rama ndan pamje nga Berati në mbrëmje
BKT
Shqipëri

Rama ndan pamje nga Berati në mbrëmje

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga mbrëmja në qytetin e Beratit.

“Shqipëria e bukur” shkruan kryeministri në krah të fotos, teksa javën e shkuar vizitoi Beratin, ku inspektoi disa nga investimet e rëndësishme në qytet, pjesë e të cilave është dhe rijetëzimi i lagjes Goricë, e cila po kthehet në një tjetër ofertë dhe atraksion turistik për qytetin.

Ndërhyrja përfshin sistemimin e rrugicave karakteristike me kalldrëm dhe sheshet e lagjes historike, rehabilitimin e rrugës dhe hapësirës publike e peizazhit përgjatë lumit si dhe restaurimin e fasadave dhe mureve rrethuese përgjatë rrugicave.

Në vitin 1961 Berati u shpall zyrtarisht “Qytet muze”. Sot ai trashëgon 210 objekte muzeale, nga të cilat 150 janë objekte në këmbë. Prej tyre 60 janë monumente të kategorisë së parë dhe të tjerat të kategorisë së dytë.


MË SHUME NGA Shqipëri