Roma e fortë për Empolin
BKT
Sport

Roma e fortë për Empolin

Fatmir Bytyqi /RTKlive

AS Roma ka triumfuar në udhëtim tek Empoli, me rezultat 1-2 sonte në kuadër të Serisë A.

Skuadra e Jose Mourinhos ka arkëtuar tri pikë të rëndësishme në duel me Empolin e Adrian Ismajlit, Nedim Bajramit dhe Samir Ujkanit.

Dybala (17’) dhe Abraham 71’, shënuan nga një gol për fitoren e romakëve, derisa golin e vetëm për skuadrën nikoqire e realizoi Bandinelli (43’).

Pas kësaj fitore, Roma renditet e pesta me 13 pikë të tubuara, vetëm një larg liderit të tabelës, Napolit, derisa Empolizë vendin e 16-të me vetëm katër pikë të tubuara.