Nisja e procesit screening në Bruksel, Hohman pret përfaqësuesit e BE
BKT
Shqipëri

Nisja e procesit screening në Bruksel, Hohman pret përfaqësuesit e BE

atsh

Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Christiane Hohmann priti sot përfaqësuesit e shteteve anëtare të BE-së (COELA).

Hohmann u shpreh se ky takim vjen tre ditë përpara fillimit të procesit screening në Bruksel.

Ambasadorja e BE-së theksoi se ky është një moment i rëndësishëm në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së.

“E lumtur të mirëpres në Tiranë përfaqësuesit e shteteve anëtare të BE-së (COELA) tre ditë përpara fillimit të procesit screening në Bruksel. Ky është një moment i rëndësishëm në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së. BE dhe shtetet anëtare janë këtu për t’ju mbështetur”, tha Hohmann.


MË SHUME NGA Shqipëri