Fitimi i sektorit bankar 7.43 miliardë lekë
ATSH
Fitimi i sektorit bankar, i matur sipas standardeve raportuese të Bankës së Shqipërisë, për 7-mujorin e këtij viti shënoi vlerën e 7.43 miliardë lekëve.
Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ky tregues rezultoi 34% më pak.
Sipas BSH-së, rënie ka shënuar kthimi nga kapitali aksioner, me 7.06%, nga 11.71% që ishte në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Gjithashtu edhe kthimi nga aktivet këtë vit paraqitet në rënie, në nivelin 0.77%, nga 1.27% që kishte qenë në korrik 2021.
Ekspertët e bankave shprehen se, rënia e fitimeve mund të jetë e lidhur me një qasje më të kujdesshme që sistemi bankar po merr kundrejt rreziqeve në rritje të lidhura me inflacionin e lartë, pasi sipas tyre, treguesi kryesor që mat cilësinë e aktiveve të sektorit bankar, raporti i kredive me probleme, aktualisht nuk ka shfaqur ndryshime.























