13:45 / 13.09.2022
Rama: 100 000 amerikanë e kanë vizituar Shqipërinë në janar-gusht
K.Kasumi/ RTKlive
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka informuar sot se rreth 100,000 vizitorë amerikanë kanë ardhur në Shqipëri në muajt janar-gusht.
Në një postim në rrjetin social "Facebook", Rama ka shtuar se numri i vizitorëve amerikanë është 28 mijë më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.
“527 turistë amerikanë kanë mbërritur këtë mëngjes në Portin e Durrësit me kroçierën “Nautica”, pjesë e turit të tyre në portet e Adriatikut e Jonit. 100,000 vizitorë Amerikanë kanë ardhur në Shqipëri në muajt janar-gusht, 28 mijë më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar”, ka shkruar Rama.























