15:49 / 13.09.2022
Lajçak në Komisionin e PE, kërkon mbështetje për Ballkanin Perëndimor
J.Musliu/RTKlive
Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi dhe çështjet tjera të Ballkanit Perëndimor, Mirosllav Lajçak, doli sot në Komisionin për Çështjet Politike dhe Demokraci të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
Ai kërkoi mbështetje për një të ardhme evropiane për shtetet e këtij rajoni.
Lajçak përmes një postimi në tëitter, ka shkruar se ata mbajnë çelësin për të ardhmen evropiane të vendeve të tyre.
Diplomati sllovak që punon për llogari tëBE-së, shtoi se është e rëndësishme që premtimi evropian të bëhet më i prekshëm dhe më i besueshëm në Ballkanin Perëndimor.
























