Feith: Dialogu Kosovë-Serbi është interes i stabilitetit për gjithë rajonin
Afet BELA/ RTKlive
(E plotësuar, ora 20:45) Ish-Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar për Kosovën dhe ish- Përfaqësuesi Special të Bashkimit Evropian, Pieter Feith, ka folur edhe dialogun Kosovë-Serbi dhe për mundësinë e marrëveshjes mes dy vendeve.
“Këshilla ime e vetme është që të mos bëhet dialogu nga lartë poshtë, por të punohet nga baza për të shkuar lartë. Pra me këtë nënkuptojë që është me rëndësi që qytetarët e Kosovës, shoqëria civile të jenë më të informuar, që të krijojnë një motiv bindës që dialogu është në interes të tyre dhe të Kosovës, dhe të stabilitetit në të gjithë rajonin. Nuk ka të bëj me liderët në Bruksel, duhet të flitet me qytetarë dhe të tjerë në Kosovë dhe Serbi për të shpjeguar, për mes të saj që të krijohet hapësirë që liderët kërkojnë koncesionet e veta”, tha ai.
Feith: Është zhgënjyese që për 10 vite nuk ka ndryshuar situata në veri
(E plotësuar, ora 20:40) Ish- Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar për Kosovën dhe ish- Përfaqësuesi Special të Bashkimit Evropian, Pieter Feith, në këtë intervistë për RTK ka folur edhe problemet që ishin dhe janë në veri të Kosovës.
“Në fakt ne kemi pasur problem me serbët e kryetareve lokal në veri. Ne si ICO gjatë asaj periudhe kemi pas arritur të krijonim një zyrë në veri për të iu ofruar shërbime qytetarëve në veri. Shumë qytetarë të veri, marrin pensione, kanë nevojë për ndihma, dhe kjo është bërë për mes kësaj zyre që ka pasur lidhje të drejtpërdrejt me Prishtinën. Nuk kam iluzione që ne problemet në veri i kemi zgjedhur ne. Janë të njëjta që kanë qenë para 10 viteve, është zhgënjyese, megjithatë por ky është realiteti, nuk eshte se mund te bëjmë më shumë në këtë drejtim”, theksoi ai për RTK.
Sipas tij ka pasur tri parime të punës për të zgjeruar apo shtrirë autoritetin në veri të Prishtinës, pa shkaktuar akte dhune, pa krijuar konflikte të ngrira dhe pa lejuar që veriu të ndahet nga bregu jugor i lumit Ibër.
“A kemi arritur përmbushjen e plotë prej 100 %, jo. Mu këtu jam ballafaquar me një prej sfidave kryesore, nuk ka pasur bashkëpunim nga ana e qeverisë së Serbisë, kjo ka qenë më befasuese. Kur ishim në fazën përgatitore para se të shpallnin pavarësinë, duhet të kishim reflektuar. Ne shpresonim se presidenti Tadiq ishte ndryshe. Nuk arrin njeriu që të parashikon çdo gjë, mund të veprojmë atë që kemi”, theksoi ai për RTK.
Feith:Në fund të 2007,e dinim se Kosova shpall pavarësinë në shkurt të 2008
(E plotësuar, ora 20:30) Ish-Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar për Kosovën dhe ish-Përfaqësuesi Special të Bashkimit Evropian, Pieter Feith, ka ardhur vizituar këto ditë Kosovën, në shënim të 10-vjetorit të përfundimit të mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës, me ftesë të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Feith në një intervistë ekskluzive për ‘RTK Prime’, ka thënë se e dinte se kur do të shpallte Kosova pavarësinë e Kosovës.
“Po, afatet ishin të qarta dhe të dakorduara mes miqve më të mirë të Kosovës, vendet e QUINT-it, e dinim dikund në fund të vitit 2007, ishim të informuar, atëherë quhej deklarim i koordinuar, apo shpallje e koordinuar e pavarësisë”, tha ai. Duke shtuar se e kanë ditur që Kosova do të shpallte pavarësinë në muajin shkurt të vitit 2008. I pari ish-ICO-së, tha se ka pasur konsultime me OKB dhe me NATO-në.
Ai ka folur për përgatitjet që i ka pasur si zyrë e ICO-s për Kosovën për pesë vite. “Mandati ishte përcaktuar nga vendet perëndimore. Ta kemi të qartë, Rusia nuk ishte më e pajtimit në Këshillin e Sigurimit, për sa i përket lejimit të Kosovës të bëhej e pavarur. Mendoj që fokusi më kryesor ishte në ato pikat parimore që ishin përcaktuar, që do të quhej Grupi Drejtues Ndërkombëtar. Së pari Kosova si shtet i pavarur dhe sovran të funksiononte mirëfilltë, kjo ishte pika më e rëndësishme do të thosha, e dyta duke e pasur historinë e dhunës etnike në gjithë Ballkanin, si prioritet i dytë ishte mbrojtja e pakicave dhe e treta do të ishte ekonomia e tregut të lirë. Kishte edhe çështje të tjera të rëndësishme si dhe krijimi i Gjykatës Kushtetuese”, tha ai.
Feith: Përfundimi i pavarësisë së mbikëqyrur është legjitimim për të
Ish-Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar për Kosovën dhe ish- Përfaqësuesi Special të Bashkimit Evropian, Pieter Feith, tha se ka pasur bashkëpunim të mirë me lidershipin e atëhershëm të Kosovës. “Theksi im ishte që të punoja me përgjegjësinë vendore”, tha ai.
Feith në një intervistë ekskluzive për ‘RTK Prime’, ka folur për planin e Ahtisarit. “Pata kënaqësinë që të kthehem në Kosovë, kam vlerësim të lartë për Kurtin që më ka ftuar për këtë ngjarje. Para se të vijë unë në Kosovë ka pasur përgatitje, gjatë gjithë vitit 2007 ka pasur konsultime, midis kryeqytetit të ndryshme për statusin e ardhshëm të Kosovës. Unë isha në Bruksel, presidenti Ahtisari po finalizonte rekomandimet e tij, me KS e OKB-së, u angazhua dhe u përfshi, BE po përgatitej për disa përgjegjësi për Kosovën. Pati shumë punë përgatitje, pak a shumë isha i përgatitur, e mbaj mend se Kuvendi i Kosovës ishte i pajtuar me Planin e Ahtisarit. Ajo që përkujtojmë sot është përfundimi i pavarësisë së mbikëqyrur të Kosovës edhe kryeministri Kurti, më tha që e sheh përfundimin e pavarësisë së mbikëqyrur, si dhënie dhe sigurim i legjitimitetit përfundimtar për pavarësinë e Kosovës”, theksoi ai. Për propozimet e presidentit Ahtisarit, Pieter Feith tha pjesa më e madhe të tyre tani janë realitet.
Sonte në `RTK Prime’, intervistë me ish-shefin e ICO-s, Pieter Feith
Ish-Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar për Kosovën dhe ish- Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian, Pieter Feith, ka vizituar këto ditë Kosovën, në shënim të 10-vjetorit të përfundimit të mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës, me ftesë të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Ai sonte në një intervistë ekskluzive në ‘RTK Prime’ me gazetarin Bashkim Vishaj, do të tregojë për proceset që quan në pavarësinë e Kosovës më 17 shkurt të vitit 2008.
A e dinte Feith, datën e pavarësisë së Kosovës, me cilat shtete mike kishte koordinim për shpalljen e pavarësisë së Kosovës, cila ishin pikat parimore që ishin përcaktuar nga ICO, cila ishin tri parime të punës për të shtrirë autoritetin e Kosovës në veri të vendit, si dhe për dialogun Kosovë Serbi.
Për më shumë ndiqeni intervistën e plotë të Ish-Përfaqësuesit Civil Ndërkombëtar për Kosovën dhe ish- Përfaqësuesi Special të Bashkimit Evropian, Pieter Feith, e cila fillon në ora 20:20 në RTK.























