Conte pas humbjes nga Rangers: Niveli i Championsit është i lartë
BKT
Sport

Conte pas humbjes nga Rangers: Niveli i Championsit është i lartë

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Trajneri i Tottenhamit, Antonio Conte pas disfatës nga Rangres, ka thënë se niveli i Ligës së Kampionëve është shumë i lartë.

“Spurs” u mposhtën sonte në udhëtim tek Rangers (2-0), në kuadër të xhiros së dytë në Ligën e Kampionëve.

“Niveli i Ligës së Kampionëve është i lartë. Për të luajtur në këtë kompeticion nuk duhet të gabosh, sepse në fund mund ta pësosh. Sonte e paguam ne”, tha Conte.

“Po flasim për një humbje kundër një skuadre që dëshmoi së është mësuar të luajë në këtë kompeticion. Sigurisht se duhet të analizojmë këtë lojë. Të mos harrojmë se sezonin e kaluar në nëntor humbëm kundër Murës në Ligën e Konferencës në Slloveni”, theksoi tekniku italian.